Qysh prej fillimit të operimit në Kosovë, Monego ka sjellë në Kosovë shërbime të reja dhe shumë innovative, krejt kjo falë teknologjisë informative të avancuar që përdorin, duke u mundësuar klientëve financim super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim, proces të plotë online të marrjes së kredisë (www.monego.com) dhe çasje të lehtë në shërbimet dixhitale përmes internetit (Telefon, PC apo Laptop).
Përvec kësaj, Monego për konsumatorët e saj ofron edhe LIMITIN KREDITOR.
Limiti kreditor është marrëveshje e posaçme për kredi. Me këtë marrëveshje Monego ju miraton shumë maksimale të parave të cilat mundeni ti përdorni një apo ma shumë herë për një periudhë të caktuar kohore. Ju mund të tërhiqni aq para sa ju nevojiten në atë moment, pjesa tjetër ju qëndron në dispozicion dhe mund ta tërheqni kur të keni nevojë.
Shembull:
Pjesën e mbetur (100 Euro) mund ta tërheqni kur të doni, edhe para shlyerjës të shumës së tërhequr më parë.
Limitin tuaj kreditor tek Monego mund ta hapni online (www.monego.com), apo duke vizituar degët e Monego.
Pra, juve u aprohet limiti kreditor, ndërsa tërheqjen e mjeteve e bëni kurdo që ju keni nevojë.
Shpenzimet e interesit dhe mirëmbajtjes së kredisë fillojnë vetëm në momentin kur ju tërheqni mjetet nga limiti juaj kreditor. Pra, shpenzimet e kredisë aplikohen vetëm në shumën e tërhequr nga ju, shuma e pa përdorur nuk ka shpenzime dhe do ta keni aty kurdo që keni nevojë.
APLIKO TANI dhe krijo limitin tuaj kreditor në Monego dhe shfrytëzoje atë kur të duash apo të kesh nevojë.