×
  • Sport
  • Sport

    Çka është rregulli i “kartonit portokalli” që mund të zbatohet nga sezoni i ardhshëm?

    Insajderi
    28 November 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) është gati të provojë “kartonët portokalli” që do t’i dërgonin futbollistët në një përjashtim të përkohshëm.

    Në futboll aktualisht janë vetëm dy lloje kartonësh, një i verdhë si një paralajmërim dhe një i kuq që vjen pas një të dyti të verdhë ose direkt nëse faulli cilësohet si shumë i rëndë.

    Me VAR që e bën gjithnjë e më të lehtë vlerësimin e rasteve në detaje, faza tjetër e evolucionit të lojës mund të jetë prezantimi i një kartoni të portokalltë, për të ndëshkuar faullet taktike dhe mospajtimet.

    Me kartonin portokalli gjyqtari do të mund t’i përjashtonte lojtarët për disa minuta.

    Si shembull u mor ndërhyrja e Chiellinit ndaj Sakas në finalen e “Euro 2020”, me mbrojtësin italian që nuk e la anglezin të shkonte drejt portës. Në një rast të tillë kartoni portokalli vlerësohet se do të ishte ideali.

    Kartoni portokalli vlerësohet se mund të përdoret gjithashtu për rastet kur ka mospajtime, në mënyrë që të largohen protestat e lojtarëve.

    Është vlerësuar edhe rasti nëse një portier largohet përkohësisht, me udhëzuesin që thotë se “Kur një portier përjashtohet, njëri nga lojtarët tjerë mund të hyjë në portë, por skuadra duhet të mbetet me 10 lojtarë. Pas kthimit, nëse gjatë lojës, portieri mund të bëhet një lojtar dhe më pas të kthehet në të pozitën e tij të portierit gjatë ndalimit të radhës në lojë”.

    Largimet e përkohshme parashihen të jenë nga tetë deri në 10 minuta.

    Këto dhe tjera propozime janë diskutuar sot, në Takimin Vjetor të Biznesit të IFAB (ABM) në Londër.

    “Sky Sports” shkroi se një prove të propozuar ku vetëm kapiteni i ekipit mund t’i afrohet gjyqtarit “në situata të caktuara të lojës” iu dha drita jeshile.

    Nuk përjashtohet mundësia që masat e reja të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm – 2024/25.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark