×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çka i ndodh trupit tuaj nëse e teproni me konsumimin e djathit?

    Insajderi
    20 June 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse djathi është një nga ushqimet e preferuara të shumë njerëzve, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i tij mund të rezultojë në disa efekte anësore.

    Gjegjësisht, siç tregon dietologia Mary Sabat për portalin Eat This, ngrënia e djathit mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore që mund të ndikojnë në trupin dhe shëndetin tonë, veçanërisht nëse nuk konsumohet në sasi të moderuar.

    Por pse ndodh kjo dhe çfarë ndodh saktësisht me trupin tonë kur hamë shumë djathë?

    “Këto efekte mund të shkaktohen nga faktorë të tillë si përmbajtja e lartë e yndyrës së djathit, përbërja hormonale e produkteve të qumështit, reagimi i mundshëm inflamator ndaj yndyrës së ngopur dhe rreziku i kontaminimit bakterial në lloje të caktuara djathi. Është e rëndësishme të ruhet një dietë e ekuilibruar dhe e larmishme për të zbutur këto rreziqe” , shpjegon Sabat.

    kapsllëku
    fryrje apo gazra
    ngërçet e barkut
    urth
    probleme të lëkurës (akne, puçrra)
    rrezik më të lartë të kancerit të zorrës së trashë
    humbja e lëngjeve në trup
    diareja
    çrregullime të shëndetit të zemrës
    kolesterol të ngritur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark