×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Çka janë këto? Hiqeni këtë turp”, Deliu reagon ndaj kufizimit të hapësirës për gazetarë

    Insajderi
    27 July 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës.

    Gazetarët e bojkotuan përcjelljen e seancës së sotme në shenjë proteste.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar pas kësaj.

    Deliu ka deklaruar se “Me dëshirë, kjo Qeveri ua ndalon hyrjen krejt gazetarëve nëpër institucione.”

    Ajo ka shtuar me habi: “Çka janë more këto kufizime? Hiqeni këtë turp!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark