Insajderi
Lajme

“Çka po lyp në platformën time???” Një komentues e bën nervoz Behgjet Pacollin, i cili shkoi në Stamboll për të qetësuar shpirtin

Insajderi
23 October 2025 - 15:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Çka po lyp në platformën time???” Një komentues e bën nervoz Behgjet Pacollin, i cili shkoi në Stamboll për të qetësuar shpirtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qetësimi i shpirtit i zgjati vetëm disa minuta biznesmenit Behgjet Pacolli, pasi publikoi një status në Facebook ku shfaqet duke kaluar disa ditë pushimi në Stamboll, shkruan Gazeta Insajderi.

“Disa ditë të këndshme në Istanbul, aty ku pushojnë nervat dhe shpirti. Me mikun tim Fatah Taminçe, duke e shijuar Rixus Tersane”, ka shkruar Pacolli.

Por një komentues duket se e ka acaruar biznesmenin, duke i thënë:

“A tje rri, mos hade kurr, i njëjt je si ata.”

Pacolli i është përgjigjur menjëherë me tone të ashpra:

“Mirë që nuk jam si ti… çka po lyp në platformën time???? 😡😡”

Pacolli duket se i është përgjigjur kritikave në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një kohë kur aktivitetet dhe lidhjet e tij të biznesit janë sërish në qendër të diskutimit publik, për shkak të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark