Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci duke qenë së afërmi me problemet që kanë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, njeh më së miri problemet e tyre në raport me vendlindjen. Sipas numrit 11 në listën e Nismës, problemi kryesor është “shteti i Kosovës dhe diaspora nuk kanë hallkë lidhëse mes tyre”.
Ndër qëllimet kryesore politike të Bekim Brestovcit është edhe fakti që bashkatdhetarët tanë të pajisen me kartela të diasporës. Në sqarimin e tij, Brestovci tregon në detaje, pse është e nevojshme një kartelë e tillë për pjesëtarët e diasporës.
“Shumë pjesëtarë të diasporës me kohën e kanë humb shtetësinë e Republikës së Kosovës, andaj në aspektin juridik ata trajtohen si të huaj. Prandaj, ne do të kërkojmë që pjesë të ligjit për diasporë të jetë njohja e statusit të pjestarit të diasporës dhe pajisja me një kartë, që më pastaj atyre u jep të drejtë që në momentin që gjenden në Republikën e Kosovës, në shtetin e origjinës, të trajtohen si shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Brestovci, duke e arsyetuar nevojën për të pasur kartelën për diasporën.
Duke filluar nga lehtësimi i votës së diasporës, angazhimi për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe në mesin e mërgatës sonë, pastaj në fushën e biznesit ndërlidhjen e biznesit me tregun e Kosovës, dhe në tregun e Kosovës, krijimin e mundësive për investime të cilat do t’i shërbenin ekonomisë, janë vetëm disa prej pikave, ku do të fokusohet e gjithë energjia e Bekim Brestovcit.
“Andaj, për ligjin e diasporës por edhe nisma në interes të bashkatdhetarëve, kërkoj të më votoni mua në listën e Nismës Socialdemokrate, numër 11”, është thirrja e Brestovcit.
Vota për Brestovcin, është votë për njërin nga pjesëtarët e diasporës, që është kthyer në vendlindje për të kontribuar dhe për tu angazhuar për një jetë më të mirë, dhe një përafrim të shqiptarëve me vendlindjen e tyre.