×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka tha prokurori i EULEX-it pasi rasti “Toka” kalojë në duar të vendorëve?

    Insajderi
    24 April 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rasti “Toka” me kryeprotagonist, Azem Sylën fillimisht ishte gjykuar nga trupi gjykues i udhëhequr nga EULEX-i, por ende pa filluar procesi gjyqësor nga ta për shkak të ndërrimit të shpeshtë të gjyqtarëve, në shkurt të vitit 2018, kjo lëndë kaloi te gjyqtarët vendorë.

    Me të kaluar rasti në duar të gjyqatarëve vendorë, prokurori i EULEX-it Danilo Ciccarelli kishte thënë se kalimi i këtij rasti te vendorët do të thotë përfundim i rastit.

    “Nuk jam i kënaqur me këtë vendim dh ky është vendim i padrejtë, këtë vendim nuk mund ta merr askush tjetër përveç kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it. Kalimi te vendoret është përfundim i këtij rasti dhe ne e dimë se pse”, kishte deklaruar ai në seancën e 20 shkurtit 2018.

    Për këtë deklaratë në InDoks foli edhe Leotrim Gashinga IKD-ja, që monitoron dhe raporton nga zhvillimet në sistemin e drejtësisë.

    Gashi tregon se si më pas dështuan seanca të tëra për t’u mbajtur. 

    “Për shkak të mandatit të EULEX-it ishte dashur që lënda të kalojë tek gjyqtarët e prokurorët vendorë dhe e mbajë mend në atë kohë prokurori i EULEX-it që kishte ngritur aktakuzat tha që me këtë vendim të EULEX-it i bije që ky rast ka përfunduar  për shkak se do të kalojë tek vendorët. Pasi që lënda kalojë tek vendorët, fillojë ajo diku rreth 10-9 seanca gjatë viti 2018 me radhë dështuan disa herë mungonin të akuzuarit, herën tjetër mungonin të akuzuar tjerë, problemet me trup gjykues poashtu kishin ndikuar të shtyhen seancat”, tha ai për InDoks.

    Ai është kritik edhe ndaj vet EULEX-it para se ky rast të u bartej prokurorëve e gjyqtarëve kosovarë.

    “Në një aktakuzë kishte vendosur 22 persona në mesin e tyre edhe ish-deputeti Syla dhe në tjetrin 24 persona në të cilin përfshiheshin veprat penale, krim i organizuar, korrupsion, mashtrim në detyrë , nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, pastrim i parave dhe vepra tjera penale. EULEX pasi kishte ngritur aktakuzën kishte mbajtur një seancë në vitin 2016 dhe pasi kishte konfirmuar aktakuzën kishte kaluar 2 vite derisa kishte filluar faza e shqyrtimit gjyqësor, me vet fillimin e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2018 ne e kemi parë neglizhencën fillestare të bërë nga EULEX për shkak se akoma pa filluar gjykimi ishte dashur që të ndërrohet kryetari i trupit gjykues. Pra ishte një gjyqtar tjetër i EULEX dhe erdhi një tjetër”, thotë Gashi.

    Rasti i njohur si “Toka”, ku ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe 16 të tjerët nga viti 2016 po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar, pritet të fillojë me 9 dhe 10 qershor 2022.

     InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark