×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka u gjet dje në veri? Tregon zv. drejtori i Policisë së Kosovës

    Insajderi
    04 October 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se hetimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in po fokusohen në zonat ku kanë ikur grupi terrorist serb që realizoi sulmin në Banjskë më 24 shtator.

    Elshani në një prononcim për Euronews Albania ka bërë të ditur se policia po vazhdon hetimet në pjesën veriore. Ai ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë gjetur jelek anti-plumb e fasho, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjejmë çdo ditë gjithçka të re. Mirëpo tani po duket që e kemi verifiku goxha mirë terrenin, por për shembull dje kemi gjetur jelek anti-plumb, fasho, kemi gjete pajisje të ndryshme, ndonjë kapelë, që mund të përdoret si provë materiale”, ka deklaruar ai.

    “Sot jemi në kërkim mbi manastir duke verifiku përsëri një terren që edhe më herët e kemi verifiku, por po e ri-verifikojmë”, ka thënë ndër të tjera Elshani.

    “Konsiderojmë se kemi shumë materiale të cilat duhet ende të verifikohen e të studiohen dhe nëse nuk na çojnë te të gjithë të dyshuarit atëherë na çojnë te shumica e të dyshuarve që kanë qenë në Banjskë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark