×
  • Showbiz
  • Show

    Clevio jep intervistë nga “arresti në shtëpi” dhe zbulon të pathënat e konfliktit me Noizyn

    Insajderi
    30 April 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konfliktet e reperit Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio dhe Noizyt prej shumë kohësh kanë qenë në qendër të mediave! Vetëm pak kohë më parë këngëtari Noizy ka bërë një kallëzim në polici kundrejt Ahmetit ku sipas denoncimit, ai e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

    I gjendur në masën “arrest shtëpie” Clevio ka dhënë një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ku ka shpjeguar dhe arsyet e zanafillës së këtij konflikti dhe arsyen e rinisjes së debatit pas premtimit që kishin bërë për ta mbyllur konfliktin pa ofendime veçanërisht në rrjetin social Tik Tok!

    “Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është”- u shpreh Ahmetai për News24.

    Moderatorja: Sipas deklaratës së Noizyt ju kishit pirë kafe dhe e kishit mbyllur debatin me premtimin që nuk do ofendoheshit më, çfarë ndodhi që ky premtim nuk u mbajt?

    Clevio: Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht, dhe kur më ka prekur fizikisht ka qenë veshur me shapka.

    Dy ditë më vonë pasi pimë kafe ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr. Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxorri këngë dhe thotë “të rrafa me shapka”. Nuk jam unë ai që kam prerë besën.“Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, kurse unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është”- u shpreh Ahmetaj.

    Moderatorja: Sipas deklaratës së Noizyt ju kishit pirë kafe dhe e kishit mbyllur debatin me premtimin që nuk do ofendoheshit më, çfarë ndodhi që ky premtim nuk u mbajt?

    Clevio: Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht mua, dhe kur më ka prek fizikisht ka qenë veshur me shapka.

    Pavarësisht pimë kafe, çdo gjë në rregull dhe ika. Dy ditë më vonë ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr. Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxori këngë, nuk jam unë ai që kam prerë besën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark