×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Çmenden’ ndjekësit, nuk do ta besoni kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

    Insajderi
    26 April 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

    Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

    Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

    Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj.

    Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. S

    Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

    Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë.

    Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

    Sa i përket Liami Osmanit, ai ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar.

    Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark