×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri në Championshipin anglez!! Futbollisti anglez tentoi që me një puthje në buzë të evitonte përleshjen me kundërshtarin

    Insajderi
    12 March 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja Norwich – Sunderland në Championship na la me një imazh shumë të pazakontë në futboll. Ndodhi në minutën e 88-të të lojës kur, me një top pas mbrojtjes, Luke O’Nien shtyu  Sorensen në tabelët e reklamave.

    Veprimi i rivalit nuk i ka pëlqyer futbollistit danez, ai është kthyer dhe ka përfunduar përballë tij. Të dy lojtarët u afruan shumë me njëri-tjetrin. Pikërisht atëherë O’Nien mendoi ta puthte në buzë danezin Sorensen, i cili reagoi duke e kapur për qafe.

    https://twitter.com/i/status/1634942090877730818

    Një imazh i pazakontë që përfundoi pa karton për asnjë nga të përfshirët në episod. Në aspektin thjesht sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 0-1 të Sunderlandit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    21 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark