Insajderi
Sport

Çmenduri në MLS, ylli kolumbian realizon gol nga gjysma e fushës

Insajderi
02 June 2024 - 10:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmenduri në MLS, ylli kolumbian realizon gol nga gjysma e fushës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Salt Lake ka marrë një fitore 5-1 ndaj Austin FC në një ndeshje ku shkëlqeu kapiteni i tyre Chicho Arango.

Ylli kolumbian ka dhuruar një shfaqje fantastike në këtë ndeshje ku ka realizuar het-trik në fitoren e skuadrës së tij.

Megjithatë goli i parë nga Arango ka qenë i jashtëzakonshëm, nga gjysma e fushës.

29-vjeçari pranoi një top nga Eneli dhe duke parë portierin kundërshtarë që kishte dalë jashtë 16 metërshit, ai goditi nga gjysma e fushës duke shënuar gol të jashtëzakonshëm për 1-0.

Arango me tre golat ndaj Austin FC, ka shkuar në kuotën e 16 golave në MLS dhe mbanë pozitën e parë sa i përket golashënuesve. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark