Cagliari nuk kishte arritur ende fitoren e parë sezonale pas rikthimit në Serie A. Skuadra e Claudio Ranierit u përball sot me Frosinonen në Sardenjë, sfidë që po e humbiste 0-3 deri në minutën e 72’.
Në fund 4-3 falë një përmbysjeje të jashtëzakonshme dhe plotësisht të çmendur. Dygolëshi i Soule i dhuroi Frosinones avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Mes tyre një penallti e humbur nga Mancosu për vendasit.
Brescianini dërgoi rezultatin në 0-3 sapo nisi fraksioni i dytë. Hidhërim i madh në stadium, por mrekullia do të ndodhte me katër gola të realizuar për 24 minuta.
Oristanio dhe Makoumbou shënuan brenda katër minutave duke dërguar rezultatin në 2-3. Frosinone realizoi dy herë të tjera, por golat u anuluan për pozicione të parregullta.
Në shtesë Pavoletti “show”. Kapiteni, i cili me golin e tij riktheu Cagliarin në Serie A, realizoi dy gola, duke i dhuruar skuadrës, trajnerit Ranieri dhe tifozëve sardë një të diel që do e kujtojnë gjatë.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=kK16PGVXbe4&ab_channel=ArminkaHovasapyan