×
  • Showbiz
  • Show

    Çmenduritë shqiptare s’kanë të ndalur- Dy fëmijë publikojnë këngë për Luiz Ejllin

    Insajderi
    17 April 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli është konkurenti i Big Brother VIP Albania, që ka arritur të fitojë zemrën e shumë shikuesve.

    Ai gjatë qëndrimit në Big Brother ka fituar një numër të madh të fansave, të cilët pos mbështetjes së dhënë i kanë premtuar edhe shuma të majme parash e dhurata luksoze.

    Por, si asnjë banori të mëparshëm të Big-ut, Luizit i janë kushtuar këngë të shumta.

    Para tetë ditësh është publikuar një këngë me titullin “Këngë për Luiz Ejllin” e kënduar nga dy fëmijë të vegjël.

    Kënga ka marrë kritika të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale për faktin që ajo interpretohet nga fëmijët./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark