×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Çmim më të shtrenjtë, shkelje e ligjeve – Insajderi sjell detajet se si u favorizua kompania e mikut të ministrit Mehaj

    Insajderi
    03 June 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar me 26 maj për skandalin e Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin për derivate, për të cilin tashmë janë dërguar edhe ankesa në Gjykatën e Tenderëve. Në ankesën pretendohet se ministria dha tender me çmimin më të shtrenjtë duke bërë edhe shkelje të ligjit të prokurimit. Siç ka raportuar Insajderi, kompania e derivateve “Kastrati SH.P.K”, u shpërblye me tenderin në vlerë të 82 mijë me procedurë të negociuar. Kjo kompani drejtohet nga biznesmeni Valon Kastrati për të cilin Insajderi mëson se është mik i afërt i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Me 11 maj të këtij viti, Ministria e Forcës së Sigurisë që drejtohet nga Armend Mehaj, ka shpërblyer me kontratë për furnizim me derivate kompaninë “Kastrati”.

    Ky dikaster qeveritari i dha kontratë të negociuar në vlerë prej 82 mijë eurove, kompanisë së mikut të ministrit Armend Mehaj, biznesmenit Valon Kastrati.

    Në letrën e shpallur për tenderuesin e suksesshëm potencohet se kompania “Kastrati SHPK” ka  dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët si përgjigje për njoftimin e kontratës.

    Por pikërisht për çmimin më të shtrenjtë dhe disa pretendime të tjëra për shkelje të Ligjit të Prokurimit nga Ministria e Forcës së Sigurisë është dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Gazeta Insajderi, sjell detaje rreth dyshimeve se si u favorizua kompania e mikut të ministrit Mehaj.

    Para se ministri Armend Mehaj, të shpërblente me kontratë kompaninë e mikut të tij, “Kastrati SHPK”, Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë i furnizuar me derivate kompania tjetër “Petrol Company”.

    Kontrata me kompaninë “Petrol Company” ishte lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimimit Publik, në vitin 2019 dhe ishte valide deri në gusht të vitit 2022.

    Ky dikaster qeveritar sipas kontratës do të furnizohej nga “Petrol Company” me benzinë, gaz natyror, naftë dhe produkte të ngjashme për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 128 mijë eurosh.

    Por, përkundër kësaj se kontrata ishte ende aktive mes AQP-së dhe “Petrol Company”, ministria që drejtohet nga Mehaj i dha tenderin e negociuar kompanisë “Kastrati”.

    Lidhur me këtë rast Gazeta Insajderi, merr vesh se “Petrol Company” është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Në ankesën që e ka siguruar Insajderi, Petrol Company pretendon se kontrata me “Kastratin” është bërë duke shkelur ligjin e prokurimit.

    Sipas tyre, ministria ka negociuar vetëm me kompaninë “Kastrati” e jo siç e obligon ligji me disa kompani para se të merr vendimin për dhënie të kontratës.

    Në ankesën e saj, “Petrol Company” shkruan se nga ministria kanë pranur një email me datën 19 maj mbi refuzimin e kërkesës për shqyrtim me arsyetimin se nuk janë palë e interest. Por kjo kompani deklaron se janë “palë e intreresit pasi që kanë kontratë në fuqi e cila është lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit vitin e kaluar dhe se nuk kanë ndonjë njoftim për ndërprerjen e saj”.

    “Arsyetimi bazohet edhe vendimin e ministrit me numër  të protokollit 980 të datës 26.04.2022 të cilin vendim ne si furnizues nuk e kemi pranuar”, thuhet në ankesë.

    “Petrol Company”, pretendojnë se Ministria e Mbrojtjes i ka diskriminuar ata.

    “Konsiderojmë se Ministria e brojtjes ka nenin 7 të diskriminimit të Ligjit të Prokurimit sepse ka diskriminuar kompaninë tonë duke mos a ofruar asnjë informatë zyrtare dhe në të njëjtën kohë ka shkelur parimin e transparencës sepse nuk ka qenë fare transparente edhe përkundër shumë përpjekjeve tona“, thuhet në ankesë.

    Përveç këtyre, në ankesë pretendohet se nuk është respektuar as koha e ankesave nga oporatorët tjerë prej pesë ditësh siç është e paraparë por se pas njoftimit për dhënie të kontratës është nënshkruar me urgjencë kontrata.

    “Ministria e ka shkelur nenin 35.2.1 sepse nuk ka fare urgjencë në këtë aktivitet të prokurimit nisur nga fakti se ministria ka kontratë në fuqi, për këtëaktivitet të prokruruimit me kompoanininë tone”, thuhet më tej në ankesë.

    Gjithashtu kjo kompani prentendon se ministria e Forcës së Sigurisë ka shpërblyer kompaninë “Kastrati” me çmim më të shtrenjtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark