Insajderi
Lajme

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja

Insajderi
09 June 2026 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi më 9 qershor 2026, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.54 euro për litër Benzina: 1.41 euro për litër Gazi: 0.68 euro për litër.

 Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet apo tregtimin e derivateve mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000. Vendimi është pjesë e masave të rregullta të Qeverisë për monitorimin dhe përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark