Insajderi
Biznes

Çmimi i naftës në rënie pasi pezullimi i vaksinës së Covid-19 kërcënon kërkesat

Insajderi
17 March 2021 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmimi i naftës në rënie pasi pezullimi i vaksinës së Covid-19 kërcënon kërkesat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimet e naftës shënuan rënie të martën, dita e tretë radhazi, ndërsa Gjermania, Franca dhe shtetet e tjera evropiane pezulluan përdorimin e një vaksine të rëndësishme kundër koronavirusit, duke kërcënuar kërkesën për karburant.

Nafta e papërpunuar në tregun Brent ra me 49 cent, duke arritur në 68,39 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Shteteve të Bashkuara ra me 59 cent duke përfunduar në 64,80 dollarë për fuçi.

Në fillim të këtij muaji, çmimi në tregun Brent të naftës së papërpunuar arriti nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2020, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar të Shtetevet ë Bashkuara arriti në nivelin që ishte në vitin 2018.

Gjermania, Franca dhe Italia thanë se do të ndërpresin përdorimin e vaksinës e koronavirusit, të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore serioze, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lidhja mes këtyre efekteve anësore dhe vaksinës nuk është vërtetuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark