Insajderi
Biznes

Çmimi i naftës nën 40 dollarë ndërsa COVID-19 kërcënon ekonominë globale

Insajderi
09 September 2020 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmimi i naftës nën 40 dollarë ndërsa COVID-19 kërcënon ekonominë globale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 39,67 dollarë për fuçi me një rënie prej 0,27 për qind pasi u mbyll të martën me 39,78 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 36,65 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rënie prej 0,29 për qind pas përfundimit të sesionit të mëparshëm me 36,76 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës ra nën 40 dollarë për fuçi për herë të parë që nga qershori ndërsa vendet në të gjithë botën kanë filluar të frikësohen nga vala e dytë e koronavirusit, e cila mund të kërkojë kufizime të reja apo bllokime që do të thellonin më tej kërkesën e naftës.

Shqetësimet e kërkesës u shtuan më tej pasi prodhuesi shtetëror i Arabisë Saudite, Saudi Aramco njoftoi se do të ulë çmimet për shitje në tetor për SHBA-të dhe tregun kryesor të Arabisë Saudite- Azinë.

Numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën tani ka arritur mbi 27,5 milionë, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.

SHBA kryeson për nga numri i rasteve me më shumë se 6,3 milionë. India radhitet e dyta me mbi 4,3 milionë raste, e pasuar nga Brazili me më shumë se 4,1 milionë raste.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark