×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Çmimi i naftës sërish rënie për shkak të pandemisë Covid-19

    Insajderi
    18 January 2021 - 14:42

    Çmimet e naftës kanë shënuar rënie ndërsa rastet në rritje të koronavirusit dhe kufizimet më të forta në Europë dhe Kinë nxisin shqetësimet rreth një rikuperimi më të ngadaltë të kërkesës për karburant.

    Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe atij industrial në Kinë ndihmuan për të kufizuar rënien e çmimit të naftës në një farë mase.

    Nafta e papërpunuar Brent për shpërndarje gjatë muajit mars ra 0,2 % në 54,98 dollarë për fuçi.

    Në mënyrë të ngjashme, të ardhurat e naftës amerikane ranë 0,1 % në 52,36 dollarë.

    Numri i përgjithshëm i rasteve globale të koronavirusit ka tejkaluar 95 milionë, ndërsa numri i të vdekurve ka tejkaluar dy milionë.

    Kina raportoi më shumë se 100 raste të reja Covid-19 për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa numri i pacientëve Covid-19 me simptoma të rënda në Japoni kaloi 970, duke shënuar një rekord që nga fillimi i pandemisë.

    Portugalia ka vendosur një bllokim të ri mbarëkombëtar, ndërsa qeveria britanike ka njoftuar se do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga sot në mënyrë që të kufizojë përhapjen e rasteve të reja të varianteve të koronavirusit.

    Infeksionet e reja të koronavirusit janë në rënie në Gjermani, por Ministria e Shëndetësisë tha se ”duhet bërë më shumë për ta vendosur atë përgjithmonë nën kontroll”.

    Kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve do të diskutojnë nesër masat që do të merren për ditët në vijim./ata.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark