Insajderi
Botë

CNN: Oficeri i Shërbimit Sekret që u qëllua me armë lirohet nga spitali

Insajderi
26 April 2026 - 13:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
CNN: Oficeri i Shërbimit Sekret që u qëllua me armë lirohet nga spitali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një oficer i Shërbimit Sekret të SHBA-së, i cili u qëllua të shtunën në mbrëmje në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është liruar nga spitali, sipas Shefit të Komunikimeve të USSS, Anthony Guglielmi, raporton CNN.

Guglielmi nuk e bëri publik emrin e oficerit apo spitalin ku u dërgua, por tha se jeleku balistik që agjenti kishte veshur “na ndihmoi të shmangnim një tragjedi të mundshme”.

Më herët në mbrëmje, Presidenti Donald Trump tha se kishte folur me oficerin, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Ai është në gjendje shumë të mirë shpirtërore, dhe ne i thamë se e duam dhe e respektojmë. Dhe ai është një njeri shumë krenar. Ai është shumë krenar për atë që bën”.

CNN ka raportuar më herët se një oficer i USSS u qëllua gjatë darkës dhe plumbi goditi pajisjen mbrojtëse të oficerit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark