×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Coca-Cola” paguan 8 milionë euro për të fshehur efektet që ka kjo pije në shëndet

    Insajderi
    10 May 2019 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një investigimi të së përditshme “Le Monde” kompania amerikane “Coca-Cola” ka shpenzuar tetë milionë euro në Francë për të influencuar profesionistët e shëndetësisë dhe hulumtuesit në këtë fushë.

    Sipas së përditshmes, qëllimi është për të larguar vëmendjen nga efektet që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pijet me gaz dhe pijet me sheqer të shtuar.

    “Që nga viti 2010, Coca-Cola u ka shpërndarë mbi 8 milionë euro disa ekspertëve dhe organizatave të ndryshme mjekësore, por gjithashtu evenimenteve sportive apo në fushën e spektakleve’’, shkruan e përditshmja pasi si në Francë dhe në shtete të tjera, këto financime në pjesën më të madhe të rasteve shkojnë për sponsorizime, dhe jo për punime shkencore.

    Sipas Le Monde, i gjithë investigimi mbi lobingun e kompanisë shumëkombëshe u publikua në 2015 nga New York Times. E ballafaquar me këtë skandal, firma premtoi transparencë duke i bërë publike në ueb-in e saj në internet emrat e ekspertëve dhe listën e aktiviteteve që ajo ka financuar në SHBA.

    “Në Francë, këmbëngulja e OJQ-së Foodwatch detyroi Coca-Cola t’i publikonte ato në prill 2016. Janë pikërisht këto të dhëna të vëna në dispozicion që atëherë, që e përditshmja shprehet se i ka shqyrtuar në detaj.

    “Dietologë, nutricionistë apo mjekë sportivë, pjesa më e madhe nga të tetëmbëdhjetë personat e përmendur janë profesionistë në fushën e shëndetësisë”, shkruan Le Monde, transmeton Dita.

    Financimet e kompanisë shumëkombëshe, pronare e Sprite, Fanta apo Minute Maid synojnë të fshehin rreziqet që lidhen drejtpërdrejtë me konsumin e pijeve të saj me sheqer të shtuar duke nxjerrë në plan të parë rolin e mungesës së aktivitetit fizik si shkak i obezitetit, sipas së përditshmes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark