A.H., biznesmen nga Gjermania, kishte rënë pre e një skeme të përkryer mashtrimi nga dy motrat dhe baxhanaku. Ia kishin zhvatur afro 300 mijë euro.
Viktima ishte takuar me Florentina Dakajn, 23-vjeçare, në Istog më 2022-ën nga pushimet në një lokal, raporton Insajderi.
Dakaj ishte kamariere në atë lokal. Ajo e kishte prezantuar A.H. me një person me nofkën “Gipa”, i paraqitur si pronar i lokalit ku punonte Florentina.
“Gipa” ia kishte ofruar mërgimtarit blerjen e lokalit në vlerë prej pesë mijë euro.
Për krejt këtë rast, Prokuroria në Pejë ka ngritur aktakuzë për të pandehurit. Të gjeturat e prokurorisë rezultuan që të gjithë që të akuzohen me veprën penale “Mashtrimi”.
Aktakuza është ngritur tek para tri jave, falë punës së prokurorit Dorjan Juniku.
Detaje më të zgjeruara gjeni në kronikën e mëposhtme: