×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Conte shpërtheu te goli i dytë i Spurs, Broja ishte i shtrirë në tokë – trajneri italian kërkonte përleshje fizike

    Insajderi
    10 February 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja mbrëmë kundër Tottenham shënoi golin e tij të gjashtë në Premier Ligën Angleze me fanellën e Southampton, shkruan Insporti.com.

    Reprezentuesi shqiptar shënoi golin e parë të natës për mysafirët në minutën e 23-të.

    Më pas gjatë ndeshjes, ai kishte edhe dy raste të mira shënimi por që fati nuk ishte në anën e tij.

    May be an image of 9 people, people standing and outdoors

    Megjithatë, Heung Min Son shënoi të dytin në të 70. Para se të shënohej goli, shihej faulli i dukshëm ndaj Armando Brojës nga mbrojtësi Emerson , por që gjyqtarët e ndeshjes nuk dëshiruan të thërrasin dhomën e VAR për ta shikuar rastin.

    Sulmuesi shqiptar qëndroi i shtrirë për disa minuta dhe nuk po e merrte veten.

    https://gorilla.cdnja.co/v/n3/n3XkB.mp4?token=W79v5pJB4SfSZGAjTgE5XA&expires=1644482289

    Te Southampton kërkuan me të drejtë rishikimin e rastit dhe po protestonin për anulimin e golit. Por Antonio Conte doli nga vetja dhe nisi t’i tregonte stafit të Southampton që duhej të heshtnin

    Më pas Southampton përmbysi rezultatin në 2-3 dhe njeriu që po i bënte shenjë kundërshtarëve mes ironisë për të heshtur, duhej të heshte vetë. I pafuqishëm dhe i mërzitur, Conte nuk kishte më fuqi reagimi.

    Broja, 20-vjeçar, këtë sezon në Premier Ligë është paraqitur në 20 ndeshje, 11 si titullar dhe 9 nga banka rezervë, duke shënuar gjashtë gola, një më shumë se sa Romelu Lukaku i Chelseat, që kushtoi mbi 100 milionë euro.

    Ylli shqiptar është i huazuar nga Chelsea në Southampton për këtë sezon dhe me formën që po kalon, pritet të kthehet në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark