×
  • Sport
  • Sport

    Copenhagen merr fitore të madhe kundër ‘Djajve të Kuq’, thellohet kriza për Erik Ten Hag

    Insajderi
    08 November 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester Unitedin ka pësuar humbje shokuese nga Copenhaga me rezultat 4-3 në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Pas vetëm tre minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Rasmus Hojlund, që u asistua prej Scott McTominay.

    Hojlund (28’) ishte sërish realizatori, ndërsa Alejandro Garancho asistoi për danezin për rezultatin 2-0.

    Në minutën e 42-të, United mbeti me dhjetë lojtarë në fusgë, pasi Marcus Rashford u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    Në minutën e 45-të filloi rikthimi i vendasëve, që realizuan për 2-1 me anë të Mohamed Elyounoussi, që u asistua prej Goncalves.

    Për 2-2 shënoi Goncalves në minutën e 45+9-të nga penalltia, për të elektrizuar atmosferën në stadium.

    Por, pjesa e dytë ishte edhe më tragjike, me Man United që pësoi humbje shokuese.

    Në minutën e 69-të, skuadra angleze fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Bruno Fernandes.

    Por, vendasit ia dolën që sërish t’i barazonin shifrat në 3-3, me Lukas Lerager që shënoi në minutën e 83-të, duke filluar edhe rikthimin.

    Pas vetëm katër minutash, Copenhagen realizoi golin e triumfit me anë të Roony Bardghji, për të shkaktuar një moment shokues për skuadrën angleze.

    Me këtë fitore, Manchester United është tani në vendin e fundit me tri pikë, nëntë më pak se lideri Bayerni, Galatasaray dhe Copenhagen me katër sosh. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark