×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Covid-19 i shkaktoi probleme shëndetësore, ish-shoku i skuadrës së Rey Manaj nuk mund të luajë më në Itali

    Insajderi
    30 July 2022 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leo Sena nuk mund të luajë më në Itali. Lojtari i cili prej një viti nuk luante për shkak të problemeve me Covid-19 ka shkëputur kontratën me Spezian. Braziliani iu nënshtrua edhe kontrolleve në Romë nga doktori Paolo Zeppilli, specialist i kardiologjisë dhe mjekësisë sportive, pa marrë dot certifikimin. Shtypi brazilian raporton se 26-vjeçari u diagnostikua me miokardit, një inflamacion i muskulit të zemrës.

    Lojtari, pikërisht për shkak të mosrinovimit të certifikatës konkurruese mjekësore-sportive, nuk mund të luajë më në Itali. 26-vjeçari, i cili kishte një marrëveshje me Spezian deri në vitin 2024, i është dashur t’i thotë lamtumirë klubit të Serisë A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark