×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Cramon beson se plani i evropian “mund t’i bindë” edhe pesë shtetet e BE’së për njohjen e Kosovës

    Insajderi
    01 March 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plan-propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi “mund të bindë” pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian për ta njohur Kosovën, beson europarlamentarja gjermane Viola von Cramon, shkruan Insajderi.

    Kështu i tha ajo transmetuesit publik gjerman “Deutsche Welle” në gjuhën serbe, teksa pranimit e propozimit e quajti “hap madhor sukesesi” drejt Bashkimit Evropian për palët.

    “Ndonëse nënshkrimi përfundimtar mungon ende, ky është një hap madhor suksesi drejt BE’së, por edhe për mbarë rajonin”,  tha Viola von Cramon, duke rikujtuar ngjarjet e tensionuara të fundvitit të kaluar.

    Në takimin e Niveli të Lartë të së hënës ndonëse nuk pati nënshkrim të marrëveshjes, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrrel, ishte “i kënaqur” të njoftonte se palët e kanë pranuar në plotëni propozimin e BE’së.

    Mbeten diskutime të mëtejme për Aneksin e Zbatimit të planit, për të cilën palët do të takohen në mes të marsit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Borrell.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur pas takimit se sa për palën kosovare, ajo marrëveshje do të ishte nënshkruar qysh të hënën, por se ishte pala serbe ajo që refuzoi vënien e nënshkrimit në dokument.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se nuk ka nënshkruar asgjë ngase nuk është vendosur sekuencimi i zbatimit sipas kërkesës së palës serbe, sipas të cilëve, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet t’i paraprijë marrëveshjes./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark