Cristiano Ronaldo nuk po kalon momente të mira.
Motra e tij, Katia, është shtruar në spital pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ajo është infektuar me koronavirus dhe nuk po e merr vetën që një javë.
Katia ka publikuar një status më herët duke u shprehur se është shtruar në spital pas infektimit me virus.
“Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital”, shkruajti ajo