Manchester United ka prezantuat uniformat e reja me të cilat do të luajnë edicionin e ri.
Lojtarë të tillë si Luke Shaw, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Bruno Fernandes dhe Scott McTominay ishin pjesë e prezantimit nga Melburni, ndërsa u publikuan edhe disa fotografi të Ronaldos me fanellën e re.
Edhe pse ylli portugez është lidhur shumë me një largim nga skuadra angleze, përsëri klubi e ka zgjedhur atë si një nga lojtarët për të prezantuar fanellën e re të “djajve”, duke i dhënë kështu fund thashethemeve.