×
  • Sport
  • Euro 2020

    Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekorde – shifra marramendëse që fiton nga “Instagrami”

    Insajderi
    02 July 2021 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo mund të fitojë 1.6 milionë dollarë për një postimin reklamues në Instagramin e tij, më shumë se çdo njeri tjetër i famshëm, sipas një firme analitike të rrjeteve sociale, “Hopper”. 

    Lista vjetore e “Hopper” rendit të famshmit dhe yjet e sportit sipas asaj se sa mund të fitojnë për postimet e sponsorizuara në Instagram. Kompania thotë se “përdor një përzierje të të dhënave të brendshme, kartave të normës së agjencisë dhe informacionit publik”, për të krijuar renditjen e saj.

    Sipas “Hopper”, më 2021 Ronaldo arkëtoi tarifën më të lartë të çdo personaliteti të rrjeteve sociale që nga fillimi i kësaj renditjeje. Për postim, kostoja që ta shohin produktin e tyre 308 milionë ndjekës të Ronaldos është 1.6 milionë dollarë, thotë “Hopper”. Kaq ka paguar një prej reklamuesve. Kjo shumë është mbi 80.000 dollarë më tepër se i famshmi i renditur në vendin e dytë, Dwayne ‘The Rock’ Johnson.

    Është hera e parë që Ronaldo ngjitet në krye të listës, e cila vazhdon të hartohet prej pesë vitesh.  Më parë lista ishte kryesuar nga sipërmarrja e modeleve dhe kozmetikës, Kylie Jenner, dy herë, dhe vitin e kaluar nga Johnson. Në vitin 2021, pjesa tjetër e pesë më të mirëve plotësohet nga yjet e muzikës pop, Ariana Grande, Selena Gomez dhe Jenner.

    Pesë më të mirët e listës së “Hopper” pasqyrojnë numrin më të lartë të ndjekësve në Instagram, me 308 milionë të Ronaldos, që është më e larta e çdo llogarie në platformë, përveç faqes zyrtare të vetë këtij rrjeti social. I vetmi sportiest tjetër brenda “top 10” së më të mirëve është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi, i cili pozicionohet i shtati. “Hopper” raporton se Messi mund të arkëtojë deri në 1.169 milionë dollarë për një postim reklamues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark