×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Çudi, Arbërie Nagavci u bë me Kamishin”: Kastrati e akuzon ministren për kalkulime me vota

    Insajderi
    03 October 2021 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, njëherësh edhe kryetar aktual i saj, ka shpjeguar rrethanat politike me të cilat u ballafaqua kur iu drejtua institucioneve qëndrore lidhur me reformat në arsim.

    Kastrati, në emisionin ‘Pressing’ që transmetohet në T7, ka thënë se fillimisht kishte marrë përkrahje nga institucionet e nivelit qendror, megjithatë gjërat ndërruan.

    Kreu i Komunës së Kamenicës pati akuza për deputetin Bekim Haxhiu dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilët thotë se e refuzuan reformën në arsim për kalkulime politike.

    Çka ndodhi? E papritur ke që patëm zgjedhje të përgjithshme. Në njërën anë Kamishi donte t’i merrte atje 50 vota, në anën tjetër për çudi Arbërie Nagavci bëhet me Kamishin, veç me e gjete një mënyrë qysh me marrë një grusht vota”, deklaroi ai.

    Kastrati fitoi zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2017. Ai është pjesë e PSD-së, por garon në zgjedhje si kandidat i pavarur. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark