×
  • Sport
  • Sport

    Curri i kënaqur me një pikë të fituar kundër Ballkanit

    Insajderi
    04 May 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se barazimi ndaj Ballkanit është një rezultat i mirë për ekipin e tij.

    Prishtina, të enjten, luajti 1:1 në Suharekë në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Me këtë barazim, Prishtina mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 43 pikë të mbledhura.

    Curri ka pranuar se Prishtina ka mundur të marrë pikët e plota, por që goli i pranuar në fund të ndeshjes i prishi planet. Megjithatë, Curri ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin dhe ka thënë se tani fokusi është në katër ndeshjet e fundit të edicionit që të bëjnë paraqitje sa më të mira.

    “Është shumë zhgënjyese kur pëson gol në fund të ndeshjes, por më duhet të përgëzoj lojtarët për angazhimin e madh që e treguan. Ballkani ka një super ekip dhe këtë e kemi pasur parasysh, kështu që nuk kemi pritur në bëjmë ndonjë paraqitje të mirë por e kemi ditur se mund ti godasim dhe ashtu ndodhi. Megjithatë, nuk arritëm ta mbajmë epërsinë deri në fund por barazimi në Suharekë për ne është një rezultat i mirë”, është shprehur Curri pas ndeshjes.

    “Para ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me barazimin, por gjatë ndeshjes ishim shumë afër fitores që do të ishte e rëndësishme për ne. Tani, na mbetet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet tjera dhe të japim më të mirën për të parë se ku do të përfundojmë”.

    Curri, po ashtu ka shtuar se Prishtina do të tentojë ta sigurojë daljen në Evropë si nëpërmjet kampionatit ashtu edhe nëpërmjet finales së Kupës të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark