×
  • Sport
  • Sport

    Curri thotë se pavarësisht barazimit ndaj Gjilanit, skuadra e tij ishte më e mirë në fushë

    Insajderi
    07 May 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debatik Curri ka thënë se Prishtinës të dielën i ka munguar Bujar Pllana dhe kapiteni Gledi Mici, por ka qenë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj.

    Trajneri i Prishtinës tha se Prishtina ka qenë më e mirë në këtë ndeshje.

    “Mund të them se kishim dy mungesa shumë të rëndësishme. Gledi Mici por edhe Bujar Pllana. Kur e dominon ndeshjen të nevojitet edhe harkimi i fundit por nuk e patëm. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Kemi pasur presion që të fitojmë, ndërsa Gjilanit i duhej edhe barazimi. Në pjesën e dytë nuk patën ndonjë rast. Ne në çdo ndeshje japim maksimumin por të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Curri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark