×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Daçiq për aplikimin e Kosovës në BE: Vetëm për përdorim të brendshëm politik

    Insajderi
    14 December 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur marketing politik aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Sipas tij në Bashkimin Evropian nuk ka konsensus rreth aplikimit.

    “Vetëm një muaj më patë, kamë thënë që kishim informacione që Prishtina do të dorëzojë një aplikim për anëtarësim në BE. Ne besojmë që një lëvizje e tillë padyshim që nuk është e mirë. Së pari, sepse është e qartë që nuk ka një pozicion të qartë lidhur me statusin e Kosovës”, është shprehur Daçiq, raporton Tanjug.

    “Janë pesë vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk është treguar nëse ndonjëri e ka pranuar statusin e kandidatit për anëtarësim. Së dyti, ngase në kushtet e mosrespektimit absolut të marrëveshjeve nga Prishtina, askush nuk do ta mendojë atë”.

    Më tej Daçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si faktorin kryesor të destabilizimit të rajonit.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark