×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Vetëm vendosja e një statusi neutral për Kosovën është i pranueshëm

    Insajderi
    18 May 2016 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu ka thënë të mërkurën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një takim në Sofje të Bullgarisë.

    “Angazhimi i statusit neutral nga Këshilli Evropian në Kosovë, duke respektuar Rezolutën 1244 është propozimi i vetëm i pranueshëm për ne, dhe ne presim që Evropa ta mbajë edhe më tutje këtë pozicion parimor “, ka thënë Daçiq.

    Daçiq foli po ashtu edhe për krizën e migrantëve në Evropë dhe tha se Serbia është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim.

    Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por shteti serb ende insiston në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark