×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri bëhet “nuse” – Paralajmëron projektin e ri

    Insajderi
    03 July 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në faqen e saj në instagram këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar një video “reel” që ka paralajmëruar projektin e saj të radhës. 

    Në këtë video ajo është shfaqur si nuse duke u martuar në një hapësirë të hapur e të gjelbëruar. Ajo shihet e veshur me vello dhe “dhëndri” ka veshur një kostum veror me ngjyrë të bardhë e vija kufizuese të zeza. Në video shihet “dhëndri” duke ia hequr vellon Dafinës në mënyrë që të procedohet me kurorëzimin.

    Dafina ka postuar në të kaluarën video paralajmëruese për videoklipet e saj, gjë që ka bërë të ngjallen debate tek adhuruesit për jetën private të saj. 

    Edhe këtë herë adhuruesit e saj janë shprehur të ngazëllyer duke komentuar në faqen e saj të instagramit se mezi po presin ta shohin Dafinën nuse. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark