×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Daily Mail: Futbollistët e Premierligës po shpenzojnë qindra mijëra euro për t’u mbrojtur nga bandat shqiptare

    Insajderi
    20 December 2023 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollistët e Premierligës janë duke investuar qindra mijëra euro në punësimin e ish oficerëve të SAS, blerjeve të qenve mbrojtës dhe instalimin e dhomave prej çeliku me linja telefonike emergjente, për t’u mbrojtur nga hajdutët.

    Mediumi britanik “Daily Mail” raporton se numri i futbollistëve që janë cak i bandave, që kryesisht vijnë nga Shqipëria është duke e shtuar.

    Sipas tyre, kryesisht bandat shqiptare udhëtojnë për në Britaninë e Madhe në momentet që lojtarët nuk gjenden në shtëpi, duke i bastisur dhe marrë ora dhe bizhuri të shtrenjta.

    Lojtari më i fundit të jetë cak i këtyre sulmeve, është mesfushori i Manchester Cityt Kevin de Bruyne, shtëpia e të cilit u bastis gjatë kësaj kohe që po ndodhet në Arabinë Saudite.

    Vitin e kaluar, Raheem Sterling u detyrua të rikthehet në mënyrë emergjente në shtëpi pasi shtëpia e tij ishte vjedhur kur e dashura dhe prindërit e tij ndodheshin brenda.

    Shënjestra tjera në kohët e fundit ishin edhe yjet si Jesse Lingard, Joao Cancelo, Victor Lindelof dhe Paul Pogba.

    Raporti shton se këto banda vijnë të armatosur nga jashtë me plot bashkëpunëtorë dhe ia mësyjnë vetëm njerëzve që fitojnë miliona euro. Ata kërkojnë në internet adresat se ku jetojnë lojtarët.

    Zakonisht pas vjedhjeve, hajdutët më pas ecin pa pikë problemi me siguri në aeroport duke mbajtur mallrat e vjedhura, pra orët e bizhuteritë sikurse të ishin të tyre.

    Klubet kohëve të fundit iu kanë dhënë leksione lojtarëve që të zvogëlojnë gjasat që të jenë në shënjestër. Atyre iu është kërkuar të mos postojnë imazhe në rrjetet sociale të festave apo kur janë pjesëmarrës diku jashtë shtëpisë.

    Lojtarët me më panik kanë vendosur masa të gjera sigurie për disa vite. Disa kanë shpenzuar qindra mijëra euro duke krijuar dhomat me kuti çeliku, që përmban linja të sigurta dhe alarme që do të funksiononin edhe po të këputen telat e jashtëm.

    Mijëra investime gjithashtu janë bërë edhe për “qentë roje”, që janë kafshë shumë të stërvitura që përfshin edhe Aslas dhe Rottweilers.

    Lojtarëve ndër të tjera edhe iu është kërkuar që të mos i vizitojnë bizhuteritë, por në vend të kësaj kompanitë t’i vizitojnë ata në shtëpi. Ka pasur raste të “vëzhguesve” që prisnin jashtë dyqaneve të nivelit të lartë duke kërkuar që të identifikohen “viktimat e mundshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark