Ballkani ka triumfuar me rezultat të thellë 7-2 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja ka thënë pas ndeshje se forma e tyre po rikthehet në nivelin e lartë, derisa është i kënaqur edhe me lojën e dy talenteve të ekipit, Krenar Dulaj dhe Albin Berishës.
“Nganjëherë rezultati duket sikur e ke mposhtur kundërshtarin në të gjitha drejtimet. Por, ne e respektuan Trepçën ’89 në maksimum”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit për ArtSport.
“Në periudhën e fundit kjo skuadër ka bërë paraqitje të mirë. Për asnjë moment nuk e ulëm ritmin. Na vjen mirë që vazhdojmë ciklin e fitoreve”.
“Jemi duke e ngritur gradualisht formën tonë. Nuk kemi pasur formë të dobët, por nuk e kemi pasur formën më të mirë. Besoj që sot kemi qenë efikas dhe realizuam ato situatat para portës”.
“Me asistime të Albion Rrahmanit dhe Armend Thaqit jemi mësuar. Më vjen mirë që Berisha u prezantua me dy gola dhe ajo që më gëzon është se lojtarët edhe kur janë në pozita për të shënuar, luajnë me njëri-tjetrin”.
“Do të veçoja edhe prezantimin e 17-vjeçarit Dulaj që ka një të ardhme goxha të mirë”, potencoi më tej trajneri Daja.