×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daka: Po përballemi me sfida të shumta para zgjedhjeve

    Insajderi
    02 February 2021 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Koalicioni i OJQ-ve kanë mbajtur konferencë për media lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

    Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion bart barrën kryesore të organizimin e zgjedhjeve.

    Sipas saj, qëllim kryesor është mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjeve në fuqi, edhe përkundër sfidave.

    “Organizimi dhe mbajtja e tyre është ndër organizimet më të mëdha. KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve”.

    “Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas ligjit. Me sfida të shumta KQZ-ja është duke u mundua maksimalisht që këto zgjedhje të dalim sa më mirë”.

    “KQZ-ja mbetet e përkushtua për organizimin e zgjedhjeve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark