×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dakordimi mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër, reagon edhe Von Cramon

    Insajderi
    19 March 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka quajtur lajm të mirë arritjen e dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Von Cramon ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.

    Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

    Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

    Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë dakoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark