×
Show

Dalin në ankand gjëra personale të Marilyn Monroe

Insajderi
16 November 2016 - 17:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Imazhi i aktores Marilyn Monroe, teksa këndonte “Gëzuar ditëlindjen z. President” për John Kennedyn në vitin 1962, është historik, ashtu si dhe fustani ngjyrë mishi, që i nxirrte në pah format e lakuara.

Fustani i pagëzuar fjalët “Gëzuar ditëlindjen z. President”, si dhe mbi 1.000 objekte të tjera që kanë lidhje me ikonën seks simbol do të shkojnë nën çekiçin e ankandit duke filluar nga e enjtja, e sipas parashikimeve pritet të gjenerojnë deri në 5 milionë dollarë të ardhura.

“Fustani është historik e politik, është një vepër arti. Ai përfaqëson Hollivudin, Marilyn Monroe, Kennedyn! Në këtë pëlhurë të dekoruar me qindra kristale përmblidhet gjithçka”.

Përpos fustanit simbol, si pjesë e ankandit do të dalin në shitje edhe një sërë objektesh të tjera personale të Monroe, mes të cilave piktura, poezi, mobilje, libra me receta, e sende të ndryshme shtëpiake.

Pjesë e koleksionit është edhe fustani më i rëndësishëm i karrierës së saj, ai që veshi kur fitoi Globin e Artë në vitin 1960.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark