“Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci në një video live në Instagram, ka zbuluar detaje nga momenti kur ai u kidnapua nga disa persona.
Reperi shqiptar ka treguar se ai është marrë peng nga 13 persona.
Në video live në Instagram, Kozak zbulon pamje nga ky moment i cili ndodhi javën e kaluar.
Ai gjithashtu ka treguar se kur po e fusnin në veturë, ishin dy persona brenda në të, ku të dy ishin me armë, dhe njëri i vuri pistoletën te koka.
“Më vunë pistoletën te koka, dhe thikën, thashë më vranë”, thotë Kozak në video.
Kozak Braci dyshohet se u rrah nga njerëz të afërt të Fabio Dushkut, i burgosur në një nga burgjet në Greqi.