Argjentinasi Lisandro Martinez do të bëhet nënshkrimi i tretë i Ten Hag këtë verë, pasi United më në fund ra dakord për një shumë prej 42 milionë paundësh me kampionët holandezë të Ajax. Martinez postoi një foto në bordin e një avioni privat, duke u nisur për në Mançester së bashku me agjentin e tij Christian Bragarnik, pasi u pa nga fansat në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.
Ai mund t’i bashkohet turneut parasezonal të United në Australi gjatë fundjavës, pasi të ketë përfunduar kontrollet e tij mjekësore. 24-vjeçari është një lojtar që luan topin dhe pikërisht ajo që i duhet Ten Hag, me statistikat që tregojnë, se ai mund të jetë zgjidhja për problemet e mbrojtjes së United.
Martinez mund të mos jetë ylli i fundit i Ajax-it që do të shkojë në ‘Old Trafford’ këtë verë, me Ten Hag të dëshpëruar për mos arritjen e transferimit të Frenkie de Jong gjithashtu te “Djajtë”. United ka rënë dakord për një tarifë me Barcelonën për mesfushorin holandez, por tani për tani De Jong është i vendosur të mos lëvizë nga ‘Camp Nou’.