Insajderi
Lajme

Dalja e bizneseve në tregun e lirë të rrymës, Tahiri njofton se PDK do ta procedojë këtë vendim në gjykatë

Insajderi
23 June 2025 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalja e bizneseve në tregun e lirë të rrymës, Tahiri njofton se PDK do ta procedojë këtë vendim në gjykatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur lidhur me vendimin për daljen në treg të lirë të energjisë elektrike për bizneset.

Pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, ai ka thënë se PDK e ka kundërshtuar vendimin për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, për daljen në treg të lirë të kompanive që punësojnë rreth 150 mijë qytetarë”, tha Tahiri.

Lidhur me këtë, Tahiri tha se nesër PDK’ja do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e këtij vendimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark