Gjilani lëshoi tjetër mundësi të madhe për t’iu afruar me pikë liderit, Ballkanit. “Kuqebardhët” u mposhtën në Klinë nga Dukagjini.
Pas triumfit ndaj skuadrës së Ismet Munishit ka folur trajneri i klinasëve, Armend Dallku, i cili tha se fitoret erdhen si rezultat i punës së pandalshme.
“Në ndeshjet e fundit aq sa krijojmë, aq edhe shënojmë. Djemtë e kanë kuptuar që situate është alarmante. Gjithçka është fal punës dhe sakrificës. Rëndësi për ne kanë pikët. Jam i lumtur.
Gjilani zë vendin e tretë me 55 pikë, nëntë më pak se Ballkani kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.
Dukagjini pozicionohet në pozitën e tetë me 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë larg barazhit