×
  • Sport
  • Sport

    Dallku me kritika për referimin: Gjyqtari ishte tendencioz

    Insajderi
    19 March 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku e ka kritikuar ashpër gjyqtarin kryesor të ndeshjes në mes të Trepçës ’89 dhe Dukagjinit, Burim Jahmurataj.

    Ai ka thënë se gjyqtari Jahmurataj ka qenë tendencioz, ndërsa i habitur që nuk reagoi as dhoma e VAR-it në golin e parë të realizuar nga mitrovicasit.

    Trajneri Dallku në fund të takimit u përjashtua nga loja. “Te rasti i golit të parë ishte skandaloz arbitri. Futi në gojë bilbilin dhe nuk akordoi faull. Është për t’u habitur sesi edhe dhoma e VAR-it nuk reagoi, pasi në incizimin që kemi parë, ishte faull. Ndërsa, te goli i dytë është e pafalshme që një lojtar i Superligës të bëj një gabim të tillë. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi dhe të dalin me përgjegjësi për ta fituar takimin. Neve na mbetet të punojmë. Më vjen keq për shikuesit në reagimin tim, por reagova sepse ishte emocion. Na mbetet të punojmë në dy javët që do t’i kemi për t’i përmirësuar gabimet tona”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark