×
  • Sport
  • Sport

    Dallku “spiunon” Kosovën në mediet ukrainase

    Insajderi
    07 October 2016 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër humbjes së thellë së Kosovës në “shtëpi” ndaj Kroacisë të ënjtën, kapiteni i Prishtinës Armend Dallku ka folur fjalë të mira për përfaqësuesen e Bunjakit.

    Mbrojtësi 33-vjeçar e paralajmëroi trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenkon për pikat e forta të përfaqësueses kosovare.

    “Fokusi i skuadrës së Kosovës është në dy mesfushorët sulmues që luajnë në krah, që janë të shpejtë, të mirë me topin në këmbë dhe të paparashikueshëm”, ka thënë Dallku për mediumin ukrainas  Xsport.ua, raporton Insajderi.

    Dallku ka thënë se po të ishte në vendin e Shevchenkos, “nuk do të flinte gjumë rehat”. Ai për mediat ukrainase bëri të ditur faktin se shumë futbollistë të Kosovës kanë luajtur edhe në Ligën e Evropës dhe Ligë të Kampionëve.

    “Po të isha në vend të Andriy Shevchenkos, nuk do të flija qetë. Në kombëtaren e Kosovës futbollistët nuk janë të ngarkuar psikologjikisht, kështu që ne mund të presim rezultat pozitiv. Shumë lojtarë tashmë kanë përvojë në Ligën e Evropës dhe në Ligë të Kampionëve”, ka thënë ai.

    Dallku më parë ka luajtur për përfaqësuesen shqiptare të futbollit, me të cilën është paraqitur në 64 takime.

    Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës zhvillohet të dielën në qytetin Krakow të Polonisë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark