×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Dallohej që ishte i veçantë, Asllani ka vetëm një aspekt për të përmirësuar”

    Insajderi
    18 July 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aurelio Andreazzoli është një nga personat që e njeh Kristjan Asllanin më mirë se çdokush tjetër. Mesfushori shqiptar debutoi sezonin e kaluar në Serie A me Empolin, ndërkohë që në pankinë ishte trajneri italian.

    20-vjeçari nga Elbasani është transferuar tek Interi, dhe deri tani është përshtatur shumë mirë te nënkampionët e Italisë. Asllani dhuroi asist në triumfin 4-1 ndaj Luganos, ndërsa në barazimin 2-2 me Monacon shënoi golin e barazimit, i dyti për të me ekipin e Inzaghit.

    Të jem i sinqertë, nuk ishte e vështirë të dalloja se ai kishte diçka më shumë se të tjerët. Ata që e morën të vogël dhe e rritën tek Empoli kanë zhvilluar një punë shumë të mirë”, deklaron Andreazzoli për Corriere dello Sport.

    Ish-tekniku i Empolit vazhdon: “Unë e kryej profesionin tim pa parë kartën time të identitetit. Nuk mendoj se kam merita të veçanta në lidhje me Asllanin, pasi trajnerët përfitojnë nga puna e futbollistëve.

    Aftësitë morale të Asllanit më kanë surprizuar. Ai ka lindur për të luajtur futboll, e ka mendjen në vend, është një djalosh që nuk ka tatuazhe dhe nuk e dëgjon kurrë të thotë ndonjë fjalë kot.

    Kristian është gjithmonë i përqendruar, është kënaqësi ta stërvitësh. Ai bën atë që i thua, nuk është e nevojshme t’ia përsëritësh të nesërmen. Ai duhet ende të formohet fizikisht, por ka cilësi të jashtëzakonshme sa i përket qëndrueshmërisë.

    Sa i përket këmbëve është e kotë të flasim, gjuan me të majtën dhe të djathtën, është i saktë në goditjet e penalltive dhe kroson bukur nga këndoret.

    A është gati për Interin? Mendoni se ata do e blinin po të mos ishte gati?! Më ka pëlqyer në ndeshjet e para miqësore me Interin. Asllani tenton portën me të dy këmbët, ka një goditje të bukur”, përfundoi Andreazzoli. /supersport.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark