×
  • Sport
  • Sport

    Dani Alves lirohet nga burgu, por Gjykata e Barcelonës i vendos një kusht

    Insajderi
    20 March 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin për lirimin e ish-futbollistit Dani Alves me kusht prej një milion eurosh në pritje të dënimit përfundimtar të brazilianit pas apelimeve që u paraqitën.

    Dani Alves, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh.

    Në zonën e luftës me Rusinë, Shevchenko frymëzon ushtarët ukrainas në mbrojtje të vendit

    Avokati i Alves, Ines Guardiola, ka bërë ankim kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit deri në vendimin përfundimtar dhe kjo është miratuar nga Gjykata e Barcelonës.

    Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg

    Legjenda braziliane u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë dhe Gjykata e Barcelonës vendosi një gjobë prej 150,000 euro, lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pas daljes nga burgu dhe ndalimin e afrimit me viktimën për një periudhë prej nëntë vjet e gjysmë.

    Gjykata e Barcelonës ka vlerësuar se rreziku i ikjes së Dani Alves është ulur dhe kështu ka pranuan kërkesën për ta liruar me kusht. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark