×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dardan Molliqaj: Në ditën e Pavarësisë po gjykohet UÇK-ja

    Insajderi
    18 January 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi që seanca e radhës në Gjykatën Speciale për ish krerët e UÇK-së, do të mbahet më 17 shkurt.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj tha se dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtarë po përputhet irnokisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale.

    “Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Molliqaj.

    Sipas kreut të PSD-së, në këtë 17 shkurt nuk kemi festë.

    “Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë.” – përfundon Molliqaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark