×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dardanët dhurojnë 30 bileta falas për komunitetet për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso

    Insajderi
    21 March 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifogrupi i Kosovës “Dardanët” kanë vendosur të dhurojnë 30 bileta dhe shalla pa pagesë për pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i tifogrupit, Lulzim Berisha nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Ju njoftoj që si kreu i tifogrupit Dardanët, kam vendosur që t’i ndaj 30 bileta dhe shalla falas për bashkështetasit tonë që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, për ndeshjen ndaj Burkina Fasos. Jemi të hapur për të gjitha komunitetet dhe besojmë thellësisht që vlerat që i përfaqëson shteti ynë, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares – nuk kanë monopol monoetnik. Kosova i takon të gjithëve: çdo banori marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare”, shkruan Berisha në rrjetin social, përcjell Zeri.info.

    Kosova do të ballafaqohet me 24 mars me Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në një ndeshje miqësore.

    Pesë ditë më vonë, të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Giresses do marrin rrugën për në Zvicër atje ku përballen në një tjetër takim kontrollues me kombëtaren “helvetike”, pjesë e së cilës janë edhe disa lojtarë nga Kosova, siç janë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.  /insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark